Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin mbi sigurinë dhe rendin në Sarandë. Ajo tha se drejtori i Policisë bashkëpunon me krimin, duke iu referuar rastit të ndërtimit pa leje. Zhupa tha se kreu i Inspektoratit është arratisur.

“I gjithë Kuvendi e njeh dhe e ka përcjellë përmes mediave gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua një shef komisariati dhe disa pjesëtarë të komisariatit, por ky parlament bën sikur nuk dinte asgjë. Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se vendi me kriminalitetin më të lartë është Saranda. Po çfarë masash morët ju? Jo se ishte patronazhisti. A mund t’ju informoj juve se drejtori i Policisë Bashkiake atje është një i shkarkuar dhe akuzuar për korrupsion?! Drejtori i Inspektoratit ka ikur në drejtim të paditur. Shkoi ministri dhe i mori në krah këta njerëz. Ata e kanë kthyer Sarandën në një skemë krimi të ngjashëm si Palermon e viteve 90.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: