SARANDE-Zona industria në Vrion të Sarandës është përfshirë nga zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.
Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se nga flakët u rrezikua një banesë dhe një magazinë. Sapo u njoftuan për rastin forca të shërbimit të zjarrfikëses janë nisur drejt vendin të ngjarjes për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Pas disa minutash, u bë e mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit.
Sakaq, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia vijon hetimet.
(ed.me/BalkanWeb)
