Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet për vlerësim, pasi më datë 18.11.2025 është gjetur pa shenja jete shtetasja M. B., 71 vjeçe, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

71-vjeçarja e gjetur e pajetë është Maria Beqiraj, e cila u gjet nga e bija, pasi kishte disa orë që kërkohej nga familjarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb