Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Karl Topia” ku një automjet tip “Toyota” me targa AB 054 SH me drejtues Ervin Oruçi nga Ksamili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët Albion Qendra 22 vjeç nga Ksamili dhe Vlavi Aliu 21 vjeç nga Tirana.

Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës kanë shkuar në banesë. Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po keyen veprimet hetimore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb