SARANDE- Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim. Gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Ksamil, shtetasit Kastriot Jonuzaj, 33 vjeç, iu gjetën të fshehura në trup 6 gramë lëndë narkotike “Heroinë”, ndërsa shtetasit Brandon Sinani, 31 vjeç, iu gjetën 0.6 gramë lëndë narkotike “Heroinë”, të fshehura në çantën e krahut.

Ndërkaq, policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ardjan Vallja, 42 vjeç, dhe Sildjan Sulejmani, 35 vjeç, pasi gjatë ushtrimit të një kontrolli në banesën e tyre në lagjen nr.4 Sarandë, kanë gjetur dhe sekuestruar 52 gramë lëndë narkotike të llojit “Canabis-sattiva”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(b.e/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: