Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur verifikimet.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa dyshohet se është  qëlluar rreth tri herë në ajër.

Ndërkohë, priten detaje të tjera në vijim nga autoritetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb