NGA:ZONJA VJOLLCA
Përbërësit:
1 kg sardele
4 lgj vaj ulliri
125 ml verë e bardhë
1 kokërr qepë
4-5 thelpinj hudhra
2 tufa majdanoz
2-3 kokrra domate
2 kokrra limoni
1 ½ lgj peksimadhe
Kripë, piper i zi
Pregatitja:
Fillimisht pastrojmë sardelet, i lajmë dhe i lemë të kullojnë.
Në një tas vendosim qepën të grirë në kubikë të vegjël, hudhrat të grira imët dhe majdanozin të grirë imët.Domatet i presim në ¼, largojmë farat dhe lëngun dhe i presim dhe ato në kubikë të vegjël. Të gjithë këto përbërës i vendosim në një tas duke i përzier dhe duke shtuar në të 3 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper.
Lyejmë një tavë me vaj dhe shtrojmë në të 1/3 e sasisë që kemi në tas. Vendosim sardelet me kurriz nga poshtë duke i hapur ato si fletët e një libri, i spërkasim përsëri në ½ e domateve të mbetura duke i mbuluar në pjesën tjetër të sardeleve këtë rradhë me kurrizin nga lart. I spërkasim përsëri me domatet e mbetura duke i shtuar në fund lëngun e ½ limoni. Në fund i pudrosim me pak peksimadhe dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
