Larg imazhit të saj të zakonshëm joshës, Carla Bruni u shfaq të martën në gjykatë përkrah bashkëshortit të saj, Nicolas Sarkozy, i cili po apelon dënimin e tij. Ish-modelja u paraqit në Pallati i Drejtësisë në Paris me një pamje tepër të thjeshtë: grim minimal, një kostum të zi dhe atlete të bardha. Ajo mbante vetëm syze dielli dhe telefonin celular, ndërsa shoqërohej nga dy oficerë policie.

Sipas raportimeve të Daily Mail, paraqitja e saj ishte dukshëm ndryshe nga ajo e 21 tetorit, kur Bruni u pa përkrah Sarkozy-t gjatë momentit kur ai po dërgohej në burgun La Santé Prison.

Vitin e kaluar, Sarkozy u dënua me pesë vjet burg për konspiracion kriminal, në lidhje me një skemë të dyshuar për sigurimin e fondeve për fushatën e tij zgjedhore nga regjimi i ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi. Me këtë vendim, ai u bë ish-kreu i parë i një shteti të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësi i parë francez i pasluftës që përfundoi në burg.

Pas 20 ditësh në një burg në Paris, që ai e përshkroi si “rraskapitës” dhe “të tmerrshëm”, Sarkozy u lirua në nëntor në pritje të procesit të apelit. Ndërkohë, ai ka publikuar edhe një libër ku rrëfen përvojën e tij gjatë qëndrimit në burg.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: