Maurizio Sarri po kalon një moment të vështirë në krye të Juves, ekipi i tij nuk po arrin të shkëlqej e as të jetë dominues, ndërsa mbi të qëndron si hije një emër i madh si Pep Guardiola. Në këtë diskutim është përfshirë një legjendë e gjallë si Gigi Buffon, të cilit iu kërkua një mendim, një preferencë, sigurisht që përgjigjja e tij ishte sa diplomatike aq dhe e gjetur:

Sarri
Sarri

“Shpresoj që Sarri të qëndroj, nëse kjo ndodh, do të thotë se kemi fituar diçka. Për të ndryshuar qasje ishte e detyruar të ndryshonim diçka. Më mirë të mbanin Allegrin? Ishte e drejtë të provonim diçka ndryshe për të arritur objektivat”, u shpreh Buffon për “Le Iene” duke u ndal më pas tek gara për titull dhe tek Conte: “Nëse Inter do të vazhdoj gjatë në Europa League mendoj se rivali ynë do të jetë Lazio, të lush vetëm të dielën është një bonus i madh.

Conte Sarri
Conte Sarri

A jam i zhgënjyer që Conte zgjodhi Inter: Antonio është një mik i madh i imi, ka qenë kapiteni im dhe ka fituar të drejtën për të bërë çfarë zgjedhje dëshiron. Un i uroj vetëm të mira”. Komenti i fundit shkon për të ardhmen e tij: “Nuk e di se deri kur do të luaj, me siguri deri në fund të sezonit, më pas do të shohim”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb