“Gjermania ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës”, sipas kancelarit Scholz, i cili ka folur në lidhje me çështjen gjatë mbledhjes së WEF në Davos.

Ai ka theksuar se SHBA ka dërguar më shumë mbështetje ushtarake, por ka një buxhet shumë më të madh të mbrojtjes, duke iu shmangur pyetjes nëse Gjermania do dërgojë tanket Leopard 2.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, këmbënguli ai, teksa shtoi se artileria që vjen nga Gjermania në Ukrainë janë shumë efektive që Ukraina të mbrojë sovranitetin e saj.

“Ukraina mund të mbështetet te ne, por duhet të shmanget që kjo situatë të kthehet në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”, shpjegoi ai. Scholz gjithashtu theksoi se vullneti i tij dhe i kombit gjerman është që Ukraina të bëhet një komb i pavarur dhe të anëtarësohet në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: