Ende pa i mbushur një javë si lojtari i Manchester United, Bastian Schweinsteiger, ka filluar t’i vërej dallimet. Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, që u transferua ditë më parë në Manchester United nga Bayern Munich ka dhënë një deklaratë të çuditshme.

Ylli gjerman si duket e ka harruar shumë shpejtë ish-skuadrën e tij Bayern Munich dhe rëndësinë e saj. 30-vjeçari deklaroi se skuadra aktuale e tij Manchester United është më e madhe se gjiganti gjerman Bayern Munich.

“Unitedi është skuadër më e popullarizuar në botë. Unë shoh diferencë. Bayerni është skuadër e madhe, por Unitedi është edhe më i madh”, tha Schweinsteiger gjatë një konference për media, citon tg.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: