Steven Zhang nuk do të jetë më president i Interit, pasi klubi tashmë kaloi në pronësinë e Oaktree. Me një postim të publikuar në Instagram, mbrojtësi zikaltër Federico Dimarco i uroi më të mirat Zhang-ut.

“Faleminderit Steven. Nuk do ta harroj kurrë atë që bëre për mua dhe për ngjyrat tona. Të gjithë së bashku e kthyem Interin aty ku meriton të jetë dhe kjo do të mbetet përgjithmonë” – Shkruan Dimarco.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb