Kroacia do të përballet me Japoninë në fazën e 1/16 të Botërorit të Katarit. Trajneri i kroatëve, Zlatko Dalic ka kërkuar përqëndrim nga skuadra e tij, pasi rivalët në fjalë ishin pikërisht ata që i kishin hapur punë skuadrave të mëdha si Spanja dhe Gjermania.

“Spanja dhe Gjermania dominuan Japoninë, ata mund të kenë pasur besim të tepruar dhe Japonia i ndëshkoi për këtë. Do të duhet të kemi përqendrim maksimal pas humbjes së topit.

Ne kemi një ekip ekspertësh, nuk duhet të relaksohemi as për një sekondë. Ata nuk do të dorëzohen, as ne. Kemi respektin maksimal për Japoninë.Modric- Ky nuk do të jetë turneu i fundit që ai do të luajë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb