Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së u shpreh optimist për zgjedhjet e radhës, ato të 2027-ës, ndërsa shtoi se synojnë që të dalin edhe më mirë. Ai tha se askush nuk mund të sfidojë PS-në për lidershipin, ndërsa shtoi se kjo forcë ka bërë ato që s’i ka bërë askush.

Edi Rama: Edhe sot ne hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhme që duke u nisur edhe nga analizat e bëra dhe nga forcat që do të kemi kapacitetin t’i disponojmë në terren kemi arsye të tregojmë se rezultati do të jetë edhe më i mirë. Procesi është e rëndësishme të jetë i hapur, me njerëzit, përtej gaçkës së organizatave të PS ku do të hyjmë për të bërë të gjitha gjërat e nevojshme që të dalin të energjizuara nga procesi i brendshëm njerëzor. Me dhe për njerëzit do të thotë edhe një përballje në të gjithë territorit me të gjithë të vërtetat tona për punët për Shqipërinë.

Drejtësia është një temë ku askush dhe për asnjë arsye nuk mund dot të na vërë në diskutim lidershipin si forcë politike, vullnetin si shumicë qeverisës e dhe vendosmërinë si trupë udhëheqëse e Shqipërisë në raport me gjithçka që ka ardhur pas kalimit të Reformës në drejtësi. Kemi bërë atë nuk ka marrë guximin ta parafytyrojë askush para nesh, kemi hapur një shteg historik për drejtësinë dhe e kemi hapur duke u tërhequr plotësisht nga territori i gjyqësorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb