Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se nga nesër nuk do të jetë më kryetar i Partisë Progresive Serbe.

“Kjo është mbrëmja e fundit që unë do t’ju bashkohem si drejtues i kësaj partie”, tha Vuçiç në mitingun e organizuar në Beograd.

Ai tha se nga nesër Partia Progresive Serbe do të ketë dikë tjetër në krye ndërsa Vuçiç do të jetë vetëm “kryetar i të gjithë qytetarëve”, pra president e jo kryetar i ndonjë partie politike.

“Mos u shqetësoni, unë nuk do të shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë”, tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb