Ndër të pranishmit që zgjuan interes në Golden Globes ishin Timothee Salame dhe Kylie Jenner .

Ndonëse aktori 28-vjeçar është shfaqur i vetëm në tapetin e kuq, pak më pas në krah të tij është parë edhe personazhi televiziv dhe video e puthjes që ata kanë ndarë po bën xhiron e internetit.

Të dy ulen në tavolinë dhe shikojnë njëri-tjetrin. Teksa bisedojnë dhe buzëqeshin, ata ndajnë një puthje mes tyre, e cila u kap nga kamera.

Shumë ndjekës në natën magjepsëse, që panë puthjen, e regjistruan atë në celularët e tyre dhe e postuan klipin në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb