Kryetari i PD, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të rrëzojnë regjimin hajdut të Ramës dhe të bashkohen me opozitën më 22 dhjetor, në bulevardin e madh, për të protestuar kundër qeverisë.
Nga Kavaja, ku mori pjesë në ceremoninë për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, Berisha tha se nga ky shesh, historia po i thërret ata përsëri.
“Historia u thërret ju, thërret të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri. Të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë.
Diktaturën e cila po shkatërron me shpejtësi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju garantoj ju se Edi Rama qëndron në pushtet, jo se është i zoti, jo se ka mbështetje. Qëndron në pushtet se nuk ngrihemi ne. Por ne do ngrihemi. Ne, qytetarët e lirë, që i besojmë lirisë, s’pranojmë kurrë një regjim si ky. Vetëm, vetëm një emër që e keni dëgjuar vetë këto dy vitet e fundit”, tha Berisha.
Qytetarë dhe qytetarë të Kavajës, historia u thërret përsëri.
Historia u thërret ju, thërret të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri. Të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë.
Diktaturën e cila po shkatërron me shpejtësi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju garantoj ju se Edi Rama qëndron në pushtet, jo se është i zoti, jo se ka mbështetje.
Qëndron në pushtet se nuk ngrihemi ne. Por ne do ngrihemi. Ne, qytetarët e lirë, që i besojmë lirisë, s’pranojmë kurrë një regjim si ky. Vetëm, vetëm një emër që e keni dëgjuar vetë këto dy vitet e fundit.
Ergys Agasi, i larguar. I larguar apo në shkozetë, hajde merre vesh tani.
Por në një transaksion ka 50 milionë euro të vjedhura qytetarëve. Vetëm në një transaksion jashtë shtetit. Vjedhjet e tyre janë të pafundme. Do u japim atë që meritojnë.
Ndaj, shfrytëzoj këtë rast të ftoj qytetarët e Kavajës, që kanë qenë në krye të lëvizjes për përmbysjen e diktaturës komuniste.
Rikujtoj dhe kurrë s’kam për ta harruar, 20 shkurtin e vitit ’91. Djemtë, burrat, gratë e Kavajës kishin një shqetësim të madh; Se mos diktatura, se mos diktatori ua bllokonte rrugën dhe s’do vinin dot. Janë nisur gjithë natën dhe kanë gdhirë, kanë gdhirë në Tiranë.
Dhe kanë qenë të gjithë në ballë të përmbysjes së shtatores së Hitlerit shqiptar.
Ndaj, duke ju uruar gëzuar këtë festë, duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së themeluesve të Partisë Demokratike, para veprës së grupeve antikomuniste, para qytetarëve dhe qytetareve të Kavajës, ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë.
Faleminderit, gëzuar.
