Pas kthimit nga Greqia, ku vizitoi fabrikën e prodhimit të birrës “Vergina”, zoti Irfan Hysenbelliu zhvilloi një takim në Korçë, me stafin e Fabrikës së Birrës Korça, të cilët sapo kanë përfunduar prodhimin e një varieteti të ri të birrës Korça, që pritet të hidhet në treg shumë shpejt.

Në një drekë në ambientet e restorantit të Fabrikës së Birrës “Korça”, investitori Hysenbelliu dhe prodhuesit testuan shijen e birrës më të re, që i shtohet Birrës së Zezë dhe asaj Bjonde, të cilat tashmë jo vetëm kanë pushtuar tregun shqiptar ku janë më të pëlqyerat, por edhe për turistët e huaj, të cilët pasi i provojnë këto birra për herë të parë, herën tjetër i kërkojnë ato me emër.

Shumë shpejt, pas 20 qershorit, do jetë në treg Birra Gold artizanale e vitit 1925, e cila prodhohet sipas formulës së trashëguar që nga viti 1928, kur u prodhua për herë të parë në Fabrikën e Korçës dhe që atëherë ka marrë disa çmime për shijen e saj autentike dhe shumë të veçantë. Një shije e tillë i ka munguar tregut dhe ata që e kanë shijuar, thonë se suksesi i saj është i sigurt. Këtë verë shqiptarët dhe turistët e huaj do të kenë mundësinë të shijojnë një birrë të re, të paprovuar më parë, birrën GOLD.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb