Në seancën e saj, këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë ka futur në rendin e ditës disa pika të rëndësishme diskutimi, mes të cilave, interpelanca me Kryeministrin Edi Rama, kërkesë e deputetit Agron Shehaj dhe projektvendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
SEANCË PLENARE PUBLIKE
E enjte, 11 dhjetor 2025, ora 10:00
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 39, datë 9.12.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për
tatimin mbi të ardhurat”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e
taksave vendore”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
10.Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 75-77 dhe 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
15.Projektligji “Për gjuetinë”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës,
dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2020, “Për ndryshimet
klimatike””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e
organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen
Institucionale
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. (Në mbështetje të nenit 61, të Kushtetutës, të neneve 3, 4, 5 dhe 9, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e
Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e cilësuar prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për miratim)
Koha e votimit
Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e
Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të
Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”. (Në mbështetje të neni 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
Mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të
OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025. (Në mbështetje të nenit të Rregullores së Kuvendit)
Zhvillimi i debatit (Në bazë të nenit 48, pika 3, koha prej 150 minuta e debatit do të jetë e shpërndarë në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve parlamentare.)
Minutazhi është si vijon:
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 89 minuta
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 38 minuta
Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 8 minuta
Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 8 minuta
Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 8 minuta
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së
Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)
