Deputeti i PD Luan Baçi, theksoi se në seancën e sotme parlamentare duhet të diskutohej sipas tij për zgjedhësit.
Ai tha se deputetët e PS kanë treguar servilizëm ndaj institucioneve, ku sipas tij, i quajnë të tyre.
“Seanca ka dalë nga shinat e rregullores dhe kjo përgjegjësi bie mbi ju. Në fakt kjo seancë shqyrtoi dy projekt vendimet. Kemi institucionet e pavarura që duhet të raportojnë. Por me thënë kjo seanca nuk duhet të ishte në rendin e ditës.
Kemi institucionet e pavarura që duhet të raportojnë. Kemi qënë në javën e gjelbër dhe duhet të diskutomin për problemet e zgjedhësi.
Të lutem z.Balla mos u tall me zgjedhësit. Ora po vete 12 dhe në 24 i bie të dëgjojnë zgjedhësit. Më bën përshtypje një gjë çfarë ju duken ata atje të paaftë për t’ju përgjigjur. Por pse është bërë kjo ndarje sikur institucionet janë të PS. Jo mor institucionet janë të shteti shqiptar. Por juve shfaqni servilizëm.”, tha Baçi.
