Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.
Gjykata tha se ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës dhe Gëzim Shullani.
Gjithashtu gjykata do të marrë ditën e sotme vendimin në lidhje me faktin nëse do të pajisë mbrojtësit me komunikimet e plota të aplikacionit SKY ECC.
Prokuroria e Posaçme pretendon se janë vënë në dispozicion komunikimet e plota, ndërsa nga ana tjetër pala mbrojtëse kundërshton duke pretenduar se ka pasur një përzgjedhje të mesazheve nga ana e SPAK.
Prokurorja e Posaçme Elida Kaçkini ka deklaruar se komunikimet mes të pandehurve janë paraqitur të plota.
“Janë hequr vetëm komunikime me persona të tjerë. Ne i qëndrojmë sekretit hetimor, pasi për Dritan Rexhepin kemi dyshime edhe që është i përfshirë në trafikun e drogës. Në këtë gjykim ai është i pandehur për tjetër vepër penale”, tha ajo.
Seanca e radhës u caktua në datën 20 qershor, ora 10:00.
(BalkanWeb)
