Avokatët e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar shtyrjen e seancës paraprake në gjyqin ndaj tij ditën e sotme.

Raportohet se avokatja e biznesmenit Elman Abule, i cili është bashkëpandehur në këtë çështje, nuk ka qenë e pranishme për shkak të një angazhimi në një proces tjetër gjyqësor.

Kujtojmë se Erion Veliaj përballet me disa akuza si korrupsioni dhe pastrim parash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb