Këtë të enjte u mbajt seanca paraprake për Dosjen “Meta”.

News24 mëson se vendimi për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin do të merret të mërkurën në orën 10:00, për kalim ose jo të dosjes për gjykim.

Ndërkohë Ish-Presidenti Meta është tërhequr nga kërkesa për heqjen e arrestit në burg.

Ndërsa Monika Kryemadhi u paraqit mëngjesin e sotëm në SPAK, shoqëruar nga avokati Kujtim Cakrani.  Kryemadhi ndërsa hynte në ambientet e SPAK nuk i ka kursyer batutat me gazetarët.

“Qenkeni të gjithë te protesta më duket. Sot pasdite kemi filmin, do vini sot. Sot është gjyqi im, imuniteti Belindës, protesta e opozitës, iftari kryeministrit , filmi im. Këta të gjithë pas meje vijnë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: