Anëtar i Këshillit Bashkiak të PD në Tiranë, Dorjan Teliti, tha se projekt vendimi duhet të ishte më shumë i pasuruar sipas tij me shkeljet që ka bërë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ai theksoi se Veliaj merrte kompetenca nga Këshilli Bashkiak, që sipas tij kryente shkeljet ligjore.

“Faleminderit të paktën që sot po e lironi Tiranën. Do doja që ky akt të mos ishte i shkruar si sot ndonëse do ta votoj me të dyja duart, dhe vota ime është pro. Por do doja që ky akt të ishte i pasuruar me të tjera shkelje që kanë ndodhur në këtë Bashki, gjatë këtyre 10 viteve.

Do doja që ky këshill të ngrihet në lartësinë e detyrës të konstatonte se si kryetari i  Bashkisë Erion Veliaj, merrte kompetenca e këtij këshilli në 2016, duke marrë angazhime financiare dhe këto merren vetëm nga këshilli sepse kryebashkiaku, as ndihmë ekonomike s’jep pa miratimin e këtij këshilli. Do doja që ky këshill ta pasuronte këtë vendim me shkeljen që janë bërë në urbanizimin e Tiranës, ku plani urbanistik është kthyer në një letër bakalli, ku griset nga shokët që marrin lejen për pallate dhe për kulla, ku sa më shumë kulla ndërtohen aq më shumë zvogëlohen hapësirat për pleqtë dhe fëmijët tanë.

Do doja që ky projekt vendim të pasurojë abuzimet financiare që kanë ndodhur këtu në Bashkinë Tiranë, kur taksat dhe tarifat janë rritur 2 deri në 5 herë, aman jetesa jonë është përkeqësuar. Dëshiroja që ky projekt vendim të pasurohej me faktin e shkeljes së inceneratorit të Tiranës, ku paguhen dhe sot që flasim 1.1 milionë euro. Por aman incenerator nuk ka. Do doja ta pasuroja këtë projekt vendim që janë bërë në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, ku këshilltarët socialistë, para disa viteve miratuan rritjen e ujit nën kryesimin e Erion Veliajt me 44% dhe ende ujë nuk kemi në shtëpitë tona.

Do doja ta pasuroja me shkeljet që janë bërë në infrastrukturën arsimore me shkeljet kolosale, ku janë marrë me dhjetëra milionë euro, ku ende një ccerdhe dhe shkollë nuk ka sot nëpër lagje. Ende Astiri, Kurora e Liqenit të Tiranës. Do doja të pasuroja mungesën e transparencës të Erion Veliajt me kontrata pa fund të papublikuara me tendera pa garë. Me shkeljet që ka kryer Erion Veliaj, për sa i përket parqeve tona, ku kafshohen trotuaret për t’u ndërtuar kulla, dhe pastaj na vjen ruspa ku prishen bizneset e ndershme.” tha Teliti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb