Te enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00. Në këtë seancë është kërkuar interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, nga një grup deputetësh të PD.
jithashtu interpelancë është kërkuar edhe me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, me kryeministrin Edi Rama dhe me zv.kryeministren e Shqipërisë Albana Koçiu.
RENDI I DITËS;
Në mbështetje të urdhrit nr. 25, datë 14.4.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.4.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) 2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) 3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit) 4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)
- Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit) 6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)
- Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., “Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019””. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës””. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
10.Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 11.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 12.Projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të nenit 21 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar”, si dhe të neneve 55 dhe 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë të thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 13.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)
