E diela do të vendosë përballë Argjentinën me Francën, në finalen e Botërorit të Katarit. Të gjithë nxitojë të tregojnë se cilën skuadër mbështesin dhe atmosfera para sfidës duket mjaft e nxehtë.Ish-mesfushori i njohur hollandez, Clarence Seedorf ka deklaruar se do dëshironte që argjentinasit të merrnin trofeun.
“Argjentina ka treguar se janë shumë të bashkuar dhe ata kanë Messin. Kanë dicka më shumë se Mbappe, ajo që po bëjnë është fantastike. Ai vendos ndeshjen, krijon aksionet fantastike nga cdo pozicion.Nëse ka Zot futbolli atëherë Messi duhet të ngrejë lart trofeun e Kupës së Botës. Franca e meriton gjithashtu, janë ekip i konsoliduar me lojtarë të rinj e të fortë, do të kemi një ditë speciale” – Tha ai.
(BalkanWeb)
