Sekretari amerikan i Mbrotjes Jim Mattis u takua të premten me presidentin afgan Ashraf Ghani dhe të tjerë zyrtarë të lartë të vendit, përfshi kryeministrin e vendit Abdullah Abdullah.
Zoti Ghani tha në takim se ndalimi i sulmeve të forcave afgane ndaj trupave të NATO-s është prioritet kombëtar. Përplasja njihet ndryshe dhe si “të gjelbrit ndaj bluve”, një frazë që përdoret për të përshkruar sulmet e ushtarëve afganë ndaj forcave të koalicionit, apo sulme nga brenda. Zoti Ghani vlerësoi vendimin e SHBA-së për zgjerimin e sulmeve nga ajri, shkruan VOA.
Zoti Mattis mbriti në bazën ajrore të Bagram-it të premten, në një vizitë të panjoftuar, ndërsa prej një viti po zbatohet strategjia e re e Shtëpisë së Bardhë për Afganistanin.
Pavarësisht një vale në rritje të dhunës, sekretari Mattis dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikane, këmbëngulin se strategjia e presidentit Donald Trump për Azinë jugore, e njoftuar në vitin 2017, po ndihmon në dhënien fund të konfliktit. “Tashmë kemi të dhëna se pajtimi nuk është më një mirazh”, u tha zoti Mattis të martën gazetarëve ndërsa udhëtonte drejt Indisë.