Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se nëse një plan armëpushimi i mbështetur nga SHBA-ja dhe OKB-ja nuk ecën përpara, Hamasi do të jetë fajtor.

Blinkeni përsëriti thirrjen e tij për Hamasin që ta pranojë planin siç është përshkruar nga presidenti, Joe Biden 11 ditë më parë, raporton BBC.

Ai ka thënë se përgjegjësia për ta pranuar planin është mbi “një djalë” që fshihet “dhjetë kate nën tokë në Gaza”, duke iu referuar liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Blinken ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte “riafirmuar angazhimin e tij” ndaj propozimit gjatë takimit të tyre në Jerusalem të hënën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: