Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA do të jenë të përgatitura të rifillojnë luftën nëse Irani nuk i përmbush angazhimet e tij.

Sipas Hegseth kjo përfshin lejimin e anijeve nga Irani të kalojnë pa pengesa në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare nga SHBA-të.

“Nëse Irani nuk i bindet, atëherë ne jemi më se të aftë të rivendosim një bllokadë të hekurt”, tha Hegseth.

Ai shtoi se ka vende evropiane të përgatitura të ndërmarrin hapa për të siguruar ngushticën. Kujtojmë se më herët Donald Trump tha se pas nënshkrimit të memorandumit fillestar të mirëkuptimit me Iranin, se 60 ditët e dhëna për një marrëveshje përfundimtare dhe të plotë për përfundimin e luftës nuk ishin një afat i prerë.

Ai shtoi: “Për sa kohë që ata sillen mirë, nuk më intereson shumë.”

Më herët sot, Trump i quajti ata që kritikojnë marrëveshjen me Iranin “budallenj” të cilët janë “ose xhelozë, njerëz të këqij ose budallenj”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: