Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka kritikuar planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Gazës , me zëdhënësin e shefit të OKB-së që tha se vendimi shënoi “një përshkallëzim të rrezikshëm” që rrezikon “thellimin e pasojave tashmë katastrofike për miliona palestinezë”.
“Ky vendim do të rezultojë në zhvendosje të detyruara shtesë , vrasje dhe shkatërrim masiv , duke përkeqësuar vuajtjet e paimagjinueshme të popullsisë palestineze në Gaza ”, shtoi deklarata.
Antonio Guterres nëpërmjet një postimi në rrjetin social X shtoi se ky vendim i qeverisë izraelite mund të shënojë një përshkallzim të rrezikshëm e cila mund të rrezikojë thelimin e pasojave për miliona palestinezë.
“Jam thellësisht i alarmuar nga vendimi i qeverisë izraelite për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”. Kjo shënon një përshkallëzim të rrezikshëm dhe rrezikon thellimin e pasojave tashmë katastrofike për miliona palestinezë . Mund të rrezikojë më tej jetën e më shumë njerëzve, përfshirë edhe pengjet e mbetura. Përsëris apelin tim urgjent për një armëpushim të përhershëm, akses të papenguar humanitar në të gjithë Gazën dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”, postoi Guterres
Kjo vjen pas deklaratës së komisionerit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk , i cili më herët gjatë ditës tha se plani i qeverisë izraelite për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të Gazës së pushtuar duhet të ndalet menjëherë ”.
(BalkanWeb)
