Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, tha se Kina bëri një “gabim” duke vendosur kufizime në eksportet e metaleve të rralla, duke thënë se Pekini kishte tërhequr vëmendjen ndaj njërës prej armëve të saj tregtare. “Kina e paralajmëroi botën për rrezikun. Ata me të vërtetë bënë një gabim”, tha Besant në një intervistë me Financial Times të botuar sot. “Është një gjë të vendosësh një armë në tavolinë, është një tjetër të qëllosh në ajër”, vazhdoi ai.
Pekini njoftoi në fillim të tetorit kontrolle mbi eksportet e teknologjive që lidhen me metalet e rralla, mineralet thelbësore për industrinë e automobilave, elektronikën dhe madje edhe industrinë e mbrojtjes.
Pas bisedimeve midis Presidentit Kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump në Korenë e Jugut të enjten, Pekini ra dakord të pezullojë disa nga kufizimet për të paktën një vit.
Çështja e metaleve të rralla është një pikë kyçe fërkimi midis dy ekonomive më të mëdha në botë dhe një burim i madh përçarjeje në zinxhirët globalë të furnizimit.
Kina ka pothuajse monopol në përpunimin e metaleve të rralla dhe është kritikuar për përdorimin e pozicionit të saj për të ushtruar presion mbi partnerët e saj tregtarë.
Por, sipas Bessant, Pekini ka humbur avantazhin e tij. “Ne kemi masa në vend për të kompensuar situatën”, theksoi ministri amerikan. “Mendoj se udhëheqja kineze ishte pak e shqetësuar nga reagimi i publikut ndaj kufizimeve”, njoftoi ai.
