Filmi “Titanik” i James Cameron është filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë. Regjisori zbuloi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit. Ai tha se:
Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film dhe kursyem kështu gati një million dollarë.
Projekti ishte i bujshëm edhe për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vite.
![6a832195fbe53c4b599c1fce6d46c458](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/02/6a832195fbe53c4b599c1fce6d46c458-528x350.png)
Shkalla e gjithçkaje ishte përtej gjithçkaje që mund të imagjinonim për sa i përket përvojës sonë të mëparshme. Pjesa më e madhe e Titanikut u bë me sete skenografie gjigante. Në atë kohë, menduam se nuk do të nxirrnim fitimet e kostos.
Filmi “Titanik” është një nga filmat më të shitur në histori dhe filmi i parë që kapi vlerën e 1 miliard dollarëve. James Cameron krijoi vite më vonë edhe filmin fantastiko-shkencor, Avatar; një film me efektet vizuale më të realizuara më parë.