Të gjithë duan të dinë më shumë kur bëhet fjalë për seksin. Por kur flasin për seksin nuk mund të anashkalojnë bastet dhe rekordet më interesante. Kështu amerikania Anna Hawkins- Turner e cila është 55 vjeçe ka rekordin e gjoksit më të madh, plot 52 kilogramë. Diametri është 203 centimetra dhe masa e sytjenave ZZZ.
E dini kush është filmi më i vjetër porno në botë? Është filmi argjentinas “El Sartorio”. Ky film u prodhua në vitin 1907 në formatin bardh e zi. Në film janë tre vajza të reja që lahen të zhveshura në një lum. Papritur aty del një demon, i cili bën seks me tre vajzat. Filmi shfaqej shpesh nëpër bordello.
Po kush ka bërë seks për një kohë të gjatë? Për shembull për disa orë me radhë. Aktorja Mae West thotë se ka bërë seks për 15 orë rresht me të dashurin, Ted. A mund të jetë e vërtetë kjo? Studiuesi Vernon Coleman ishte dëshmitar i këtij rekordi të çmendur.
Por çfarë është “inez”? Është vibratori më i shtrenjtë në botë dhe kushton 12 mijë euro. Është në ar, sistemi i baterisë mban katër orë. E ka prodhuar një firmë suedeze. Ndërsa prezervativi më i shtrenjtë në botë kushton 55 euro dhe e ka prodhuar Louis Vuitton.
Daniel Arthur Mead, me emrin e artit “Long Dong Silver” ka penisin më të madh në botë, rreth 45 centimetër. Mesatarja botërore është 15 cm.
Studimet tregojnë se zviceranët kanë më shumë partnere seksuale, plot 20 të tilla. Ndërkohë francezët janë ata që tradhtojnë më shumë, 75 % e pranojnë se kanë pasur një aferë.
Rekordin sa u takon orgazmave e ka thyer një studente e cila ka arritur 163 të tilla në një orë.
(a.h/BalkanWeb)
