Policia e Shkodrës ka kryer aksion në territoret e 5 njësive administrative, ku u gjetën dhe u asgjësuan 1447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Për pasojë janë proceduar penalisht 4 kryetarë të njësive administrative për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Aksioni u krye në territoret e njësive administrative Pult, dhe Shalë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Brucaj, shtetasin Y. D.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin M. M.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.
Ndërsa në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Qëndër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 365 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 587 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
