GJIROKASTER – Policia e Tepelenës sekuestroi 181 kg lëndë narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Shelgjeve” në Kurvelesh, ndërsa shpalli në kërkim dy vëllezërit Ladimir dhe Labë Kadëna.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në stanin e shtetasit Ladimir Kadëna.
“Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative gjatë ditës së djeshme kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe konkretisht: Gjatë një kontrolli të ushtruar në stanin e shtetasit Ladimir Kadëna, në vendin e quajtur “Përroi Shelgjeve” në Njësinë Administrative Kurvelesh, u gjetën dhe u sekuestruan 181 kg lëndë e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve:Ladimir Kadëna, 60 vjeç, lindur në fshatin Rexhine,Tepelenë dhe banues në Sarandë. Labë Kadëna, 56 vjeç, banues në fshatin Rexhine, Tepelenë.Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”,parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Gjirokastrës.
(er.nu/BalkanWeb)
