Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi Kokaine, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari që i posedonte në banesë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “River”.

Në kuadër të ktij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. V., 59 vjeç, banues në Shijak, si i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika);
-24 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: