SARANDË- Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Blutë e Sarandës kanë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në Pikën Kufitare të Qafë-Botës dhe kanë vënë në pranga 48-vjeçarin Dhimitër Çami, banues në fshatin Xarrë.

Shërbimet e Policisë gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip “Toyota” me targë: AA553HV, në pronësi të Çamit, kanë gjetur 20 kg Cannabis, të ndarë në 36 pako, të mbështjella me natriban të tejdukshëm dhe ngjyrë kafe, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë së automjetit.

Policia ka bërë gjithashtu bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit, si dhe arrestimin në flagrancë të Dhimitër Çamit, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: