SKRAPAR- Policia e Beratit ka sekuestruar sot 65 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan vëllezërit me inicialet D.J., dhe shtetasi me inicialet J.J., të dy banues në fshatin Vërzhezhë të Skraparit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve të lartpërmendur iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 40 pako me kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth 65 kg Cannabis Sativa është sekuestruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D.V.P. Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Droga u sekuestrua pas informacioneve të marra në rrugë operative ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D.J., 28 vjeç.
J.J 24 vjeç, të dy banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.
Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve të lartpërmendur në fshatin Vërzhezhë, Skrapar iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 65 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në 40 pako.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb