Policia kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të pa deklaruara. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhia.

Gazetarja thekson se sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në autobusin e linjës Shqipëri-Itali.

Policia si rrjedhojë ka arrestuar dy shoferët e autobusit. Eurot mësohet se ishin të ndara në 7 pako me nga 10 mijë euro secila. Eurot dyshohet se i përkisnin grupeve kriminale që kanë dërguar lëndë narkotike në Itali dhe ishin në pritje të parave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: