Sekuestrohen 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarrë), në një subjekt tregtar në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasen me inicialet D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISE
Vlorë/Vijojnë kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit. Sekuestrohen 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të ndaluara për tregtim. Procedohet penalisht pronarja e subjektit tregtar.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtar Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal pë shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë. Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: