Skuadra Fluturuese e Policisë së Teramos ka zhvilluar një operacion antidrogë në zonën e Luginës Vibrata, ku ka arrestuar një shtetas shqiptar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.
Gjatë kontrollit, autoritetet i gjetën të dyshuarit mbi 100 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë. Po ashtu, u sekuestrua edhe një sasi e konsiderueshme e agjentëve prerës, që dyshohet se përdoreshin për përzierjen e drogave.
Sipas policisë, operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë kundër trafikut të drogës në rajon. Detajet e plota të aksionit pritet të bëhen publike gjatë një konference për shtyp, e cila do të mbahet sot në orën 11:30, nga Prokurori Publik i Teramos, Ettore Picardi.
