Sekuestrohen 24.980 euro të padeklaruara në doganën e Kapshticës, ndërsa është proceduar penalisht poseduesi i tyre.

Burime zyrtare bënë me dije se sasia e eurove u gjet gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin me inicialet F. R., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb