Një automjet i ngarkuar me drogë në Shqipëri, është ndaluar nga policia greke ndërkohë që është arrestuar drejtuesi.

Policia greke kishte siguruar informacion në lidhje me një 41-vjecar shqiptar, i cili kryente trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi.
Mjeti i tij është ndaluar në Selanik, pasi kishte hyrë përmes një pike doganorë nga Shqipëria. Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit, u gjetën dhe sekuestruan 12 pako që përmbanin 23 kg 450 gram marijuanë. Gjithashtu gjatë kontrollit personal, 41-vjecarit shqiptar i’u sekuestruan edhe 1000 euro dhe 1 celular.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: