Patrick Vieira është zgjedhja e Federatës Senegaleze të Futbollit për stolin e kombëtares. Ish-mesfushori francez do të marrë drejtimin e Senegalit, në një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij si trajner.
Lajmi është bërë i ditur së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Patrick Vieira është trajneri i ri i kombëtares së Senegalit. Data e prezantimit zyrtar dhe hapat e ardhshëm për emërimin e tij do të bëhen të ditur në një njoftim të mëvonshëm”, thuhet në njoftimin e FSF-së.
