Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, i cili shkëlqeu në Botëror, ka nënshkruar në Kili me skuadrën e Colo-Colo.

Vozinha do të përfitojë 47 milionë peso kiliane në muaj, ose thënë ndryshe 254,000 dollarë. Ai ka nënshkruar një marrëveshje, e cila do të zgjasë 18 muaj.

Paga e sensacionit të Botërorit është disi larg nga limiti i pagave për lojtarët në klubin kilian. Krahasuar me lojtarin më të paguar të ekipit, Arturo Vidal, paga e Vozinhas është pak mbi 40% të mesfushorit. Vidal merr 114 milionë peso kilianë çdo muaj, afërsisht 616,000 dollarë.

“Gardiani” bëri paraqitje të mira në Botëror ndaj ekipeve si Argjentina dhe Spanja.

Besojeni ose jo por numri i ndjekësve në rrjetet sociale u rrit ndjeshëm, duke arritiur pothuajse 30 milionë ndjekës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb