Serbia po bën maksimumin që të mos ketë asnjë simbol shqiptar në qarkullim para, gjatë dhe pas ndeshjes mes dy ekipeve që luhet sot në Leskovac. Dhe si rrjedhojë e kësaj, në pranga ka përfunduar edhe një shtetas italian.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka bërë të ditur se ka ndaluar një shtetas italian, me inicialet E.E., 35-vjeçar, pasi i është gjetur një fanellë me simbolet e UÇK-së. Ai është ndaluar me akuzën e “nxitjes së urrejtjes nacionaliste dhe raciste”.

Policia bëri të ditur se makina e tij Peugeot është ndaluar në pikën e kalimit në Merdare. Në kontrollin që i është bërë një çante ne bagazh, është gjetur një fanellë e gjelbër me simbolet e UÇK-së. Arsye pse është cilësuar e mjaftueshme që shtetasi italian të përfundojë në qeli me masën e ndalimit për të paktën 48 orë para se të shfaqet para gjykatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb