Trajneri i njohur, Erion Xhafa në Sport News në News 24, u shpreh se shanset në Serbi-Shqipëri janë të barabarta. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Xhafa u shpreh se nuk është dakord me ata që e shikojnë Serbinë si ekipi favorit.
“Unë besoj si asnjëherë tjetër, jemi 50-50. Nëse ne vuajmë ndaj Çekisë dhe nuk kemi mundur të tregojmë veten, edhe Serbia është e njëjta.
E vuajmë edhe fizikisht, sepse janë të fortë dhe të rrezikshëm në goditje standarte. Nuk janë favoritë. Pastaj, opnioni, bastet janë të tjera”.
