KOSOVE- Mbi 350 shtëpi të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, janë blerë nga qeveria serbe duke u ofruar shuma marramendëse parash.

Më së shumti shtëpi, sipas gazetës “Zëri”, shqiptarët i kanë shitur në “Lagjen e Boshnjakëve” mbi 120, por numër të madh të shtëpive të shqiptarëve Qeveria serbe i ka blerë edhe në lagjet tjera veriore.

Shqiptarët e veriut thonë se janë shitur mbi 60 për qind e pronave të tyre, në mesin e të cilave edhe banesa, të cilat paraprakisht janë uzurpuar nga serbët.

Në këtë mënyrë, duke blerë shtëpitë e shqiptarëve, Serbia bën spastrimin etnik në veri të Mitrovicës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb