Serbia triumfoi 0-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Një sukses i rëndësishëm për këtë përfaqësuese, e cila është në grupin K, bashkë me Shqipërinë.

Sfida nisi me një ritëm të kënaqshëm, me të dy skuadrat që treguan dëshirë në fushë. Mysafirët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11-të me Vlahovic që finalizoi me sukses një aksion me disa pasime.

E majta tokazi e Vlahovic ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri, me festën e serbëve që ishte totalisht e ligjshme. Me epërsinë minimale të të besuarve të Stojkovic përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë do ishte edhe më interesant.

 

 

Letonia u përpoq që të reagonte dhe u tregua e rrezikshme,  por nuk ia doli dot që të barazojë shifrat.

Në fund feston Serbia, me këta të fundit që renditen në vendin e dytë me 7 pikë, duke lënë kështu mbrapa kuqezinjtë e Sylvinhos me 5 pikë. Letonia ka 4 pikë dhe sfidën e radhës e ka me Shqipërinë.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb