Situata te Serbia nuk është aspak e mirë, me përfaqësuesen e njohur që ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Dragan Stojkovic pas humbjes me Shqipërinë.

Federata ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit dhe tashmë mediat atje kanë treguar disa të reja të rëndësishme.

Tekniku i Crvena Zvezdas, Vladan Milojević do të marrë drejtimin e Serbisë dhe do të bëjë debutimin e tij, në përballjen ndaj Anglisë.

Profili i Milojević pëlqehet shumë nga drejtuesit, të cilët e shikojnë si të duhurin për të rikthyer kombëtaren në “shina”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb